×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjendet e vdekur brenda banesës së saj një 31 vjeçare në Prishtinë

    Reporteri
    13 Maj 2020 | 23:18

    Një vdekje e dyshimtë është raportuar këtë mbrëmje në kryeqytet.


    Brenda një banese në rrugën “Agim Ramadani” është gjetur pa shenja jete një femër.

    Lajmin për Reporterin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Prishtnës, Bajram Krasniqi.

    Viktima është e moshës 31 vjeçare.

    “Ju njoftojme se me daten 13.05.2020 në ora 21:00 , Policia ka pranuar informatë për një person të gjinisë femrore pa shenja jete brenda në një banesë, e cila gjendet në Rr.”Agim Ramadani” në Prishtinë. Njësia Reaguese policore ka dal në vend të ngjarjes, së bashku me ekipin mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e personit të gjinisë femërore rreth 31 vjeqare. Ne vend te ngjarjes kane dal hetimet dhe njesia e forenzikes”, ka thënë Krasniqi për Reporterin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!