×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjendet e vdekur një foshnje në Fushë Kosovë

    Reporteri
    20 Shkurt 2021 | 11:20

    Në Policinë e Kosovës është raportuar se një foshnje e gjinisë mashkullore është pa shenja jete në QKMF në Bresje të Fushë Kosovës.


    Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 05:00 të mëngjesit. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku mjeku kujdestar i cili ka konfirmuar se foshnja është pa shenja jete.

    Mjeku kujdestar ka konfirmuar se foshnja nuk ka shenja të dukshme të dhunës.

    “Lagjja 28, Fushë Kosovë 19.02.2021 – 05:00-07:00. Është raportuar se në QKMF Bresje, Fushë Kosovë është një foshnje mashkull pa shenja jete. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë kontaktuar me mjekun kujdestar i cili ka konfirmuar se trupi i foshnjës është pa shenja jete dhe se nuk ka shenja të dukshme të dhunës. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet ne IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!