×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjendet i vdekur 55 vjeçari nga Ferizaji që u raportua i zhdukur

    Reporteri
    17 Shtator 2021 | 14:17

    Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur i vdekur një person në Ferizaj që ishte raportuar si i zhdukur nga familja e tij, shkruan Reporteri.net.


    Burri i moshës 55 vjeçare është gjetur i vdekur në një veturë në fushat afër
    fshatit Bablak-Ferizaj.

    “Të gjitha Njësitet relevante Policore, përfshirë edhe Emergjencën e Ferizajt janë paraqitur në vendin e ngjarjes, ku nga ana e ekipit mjekësor është konstatuar vdekja e personit në veturë. Pas verifikimit të trupit të pajete, është vërtetuar se kemi të bëjmë me personin e njëjte, i cili një ditë më herët nga anëtarët e familjes është raportuar në Polici si person i zhdukur”, thekson policia.

    Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekipi i Institutit të Mjekësisë Ligjore
    të cilët e kanë tërhequr trupin e pajete, ku me urdhër të Prokurorit të
    Shtetit trupi i pajete është dërguar në IML në Prishtinë për obduksion.

    Policia njofotn seë bazë të hetimeve preliminare të Njësive Policore dhe ekipit të IML-së
    nuk është vërejtur ndonjë shenjë dhune në trupin e personit të pajete.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!