Binak Uka që është zhdukur para dy ditësh është gjetur sot i vdekur në lumë, tha djali i tij, Dardani.
Binak Uka 76 vjeçar nga fshati Bokshiq i komunës së Klinës, është zhdukur mëngjesin e 5 qershorit. I moshuari nuk e ka marrë me vete kuletën e as telefonin. Sipas familjarëve ai nuk ka vuajtuar nga asnjë sëmundje.
Nga shtëpia ka dalë pa paralajmërim, familja bashkë me policinë kanë qenë në kërkim të tij por, deri më parë nuk kanë pasur informacion për vendodhjen e tij, shkruan Express.
Para pak çastesh, i moshuari është gjetur i vdekur në lum nga FSK-ja.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.