×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjendet i vdekur një 42 vjeçar në banesën e tij në Prishtinë

    Reporteri
    23 Korrik 2019 | 14:11

    Një person me inicialet F.G, rreth moshës 42 vjeçare është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij, sot rreth orës 10:50 në banesën e tij në lagjen “Dardania”, në Prishtinë.


    Lajmin për Telegrafin e bëri të ditur, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

    Sipas tij, vdekjen e viktimës e ka konstatuar Njësia e Urgjencës në Prishtinë.

    “Me datë 23.07.2019 rreth orës 10:50, në Prishtinë lagja ‘Dardania, është gjetur i vdekur personi F.G.,1977, në banesën e tij nga familjarët. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar Njësia e Urgjencës-Prishtinë”, ka thënë Krasniqi.

    Krasniqi po ashtu tha se në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore.

    Ndërkaq, lidhur me veprimet është njoftuar Prokurori kujdestar dhe Njësia e Hetimeve Rajonale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!