×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjendet i vdekur një 60 vjeçar në Prishtinë

    Reporteri
    30 Korrik 2021 | 21:17
    LAJMI I FUNDIT - REPORTERI

    Një burrë rreth të 60-tave është gjetur i vdekur sot rreth orës 15 në Prishtinë.


    Lajmi është konfirmuar për Gazetën Online “Reporteri.net”, nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

    “Rreth orës 17:00, kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë, në rrugën ” Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatur vdekjen e viktimës, mashkull rreth 60 vjeç”, tha Borovci.

    Sipas tij, aktualisht policia me kujdes të shtuar ka nisur hetimin e rastit si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!