Një person është arrestuar të mërkurën rreth orës 01:00 në Ferizaj, pasi që gjatë kontrollit të veturës dhe të dyshuarit, në një çantë dore janë gjetur katër qese najloni me substancë pluhur të bardhë të dyshuar për substancë narkotike të llojit kokainë.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ku ndër të tjera bëhet e ditur se gjatë kontrollit kanë gjetur edhe një thikë të vogël, 760 euro para të gatshme, 100 franga zvicerane, 100 denarë të Maqedonisë së Veriut, 10 denarë të Serbisë dhe disa tableta vitamina, shkruan Reporteri.net.
Vetura dhe telefoni i të dyshuarit janë sekuestruar nga Policia, ndërsa pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policer për 28 orë. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.