×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjendet thika dhe çanta e shkollës së 14-vjeçarit që dyshohet se vrau Martin Canin, u pikasën nga një qytetar

    Reporteri
    22 Nëntor 2024 | 21:52

    Gjendet thika dhe çanta e shkollës së 14-vjeçarit që dyshohet se vrau Martin Canin.

    Çanta dhe thika janë gjetur nga një qytetar mbrëmjen e sotme, në afërsi të Gjykatës së Apelit, afër rrugës së Elbasanit.

    “Në vijim të informacionit të dhënë për ngjarjen e ndodhur në afërsi të shkollës “Fan Noli”, ditën e sotme, në afërsi të ATSh-së, në rrugën “Fadil Rada” është gjetur mjeti prerës (thika) që autori dyshohet se ka përdorur gjatë ngjarjes”, njoftoi policia.

    Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi ditën e hënë në afërsi të shkollës “Fan Noli”, ku autori i dyshuar dhe viktima studionin.

    I mituri që dyshohet se ka kryer krimin është njohur sot me masën e arrestit me burg, pas një seance në ambientet e spitalit ku ai po trajtohet, pasi ka mbetur i lënduar në dorë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!