×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjenerali kanadez: Bombardimi i Jugosllavisë dhe njohja e Kosovës ishte “marrëzi”

    Reporteri
    16 Tetor 2019 | 8:50

    Një gjeneral kanadez në pension, ish-komandant i UNPROFOR-it në Sarajevë, Luis Makenzi, përsëriti për mediat serbe  se bombardimi i ish-Jugosllavisë dhe njohja e Kosovës ishin “marrëzi”.


    Gjenerali në pension i Kanadasë, ish-komandanti Unprofor-it në Sarajevë, Luis Makenzi po merr pjesë në Panairin e Librit në Beograd për të promovuar librin e tij Paqeruajtësi: Rruga për në Sarajevë, i cili u shkrua 26 vjet më parë, transmeton Reporteri.net.

    Në një intervistë për gazetën serbe Politika, ai përsërit pikëpamjet e tij, për të cilat shpesh u kritikua në vendin e tij.

    Makenzi ishte komandant i  Unprofor në Sarajevë nga  viti 1992 deri në qershor të vitit 1993 kur autoritetet e Sarajevës kërkuan që ai të zëvendësohej.

    “Ata prisnin që unë të pajtohesha me ta për të gjitha çështjet … Meqë mandati im nënkuptonte të isha i paanshëm dhe objektiv, ata ishin shumë të mërzitur me komentet e mia për çështje të veçanta,” thotë Makenzi.

    Gjenerali kanadez, i cili pasi u tërhoq nga Sarajeva për një kohë në vitin 1997, ishte gjithashtu zv / kryeministër i Kanadasë, kundërshtoi bombardimin e NATO-s  dhe kritikoi qeverinë e tij për njohjen e pavarësisë së  Kosovës. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!