×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjilan: Një person rrëzohet aksidentalisht, vdes në vend

    Reporteri
    01 Mars 2023 | 11:29

    Një person është rrëzuar aksidentalisht dhe si pasojë ka gjetur vdekjen.

    Në raportin e policisë, thuhet se menjëherë është dërguar në shtëpinë e shëndetit në Gjilan, por mjeku kujdestar ka konstatuar se viktima nuk ka shenja jete, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

    Njoftimi i policisë:

    VDEKJE E DYSHUAR

    Ranillukë 28.02.2023-10:30. Viktima mashkull kosovar dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në shtëpinë e shëndetit ku mjeku kujdestar ka konstatuar se viktima nuk ka shenja jete. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!