Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri ka folur rreth gjendjes me coronavirus, pas shpërthimit të rasteve të fundit në këtë komunë.
Ai ka thënë se nuk ka vend për shqetësim pasi Komiteti për menaxhimin e emergjencave e ka në kontroll të plotë situatën.
“Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike na njoftoi se rezultatet e 67 mostrave të testuara sot për COVID-19, do të dalin nesër. Rastet e fundit janë në monitorim dhe gjendja shëndetësore e tyre është me simptoma të lehta. Ju lutem të vazhdoni t’i përmbaheni rregullave preventive, duke lëvizur me maska, dorëza dhe duke e respektuar distancën sociale”, ka shkruar Haziri në Facebook.
Komuna e Gjilanit ka 72 raste të konfirmuara, prej tyre një me përfundim fatal.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.