×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjoshi i PDK-së: Po të ishte Agon Musliu djali i Liburn Aliut të VV-së, sot do ishte gjallë

    Reporteri
    15 Maj 2020 | 14:50

    Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Betim Gjoshi, ka akuzuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti dhe deputetin e VV-së, Liburn Aliu të cilit iu lejua që djalin e tij të kthyer nga Amerika në kohë pandemie iu lejua të dalë ta takoj e ta mar në Aeroportin e Prishtinës, e në anën tjetër qeveria ia kishte ndaluar babait të Agon Musliut ta takonte djalin e tij kur ishte kthyer nga Gjermania.


    Gjoshi ka publikuar në faqen e tij në Facebook fotografi kur deputeti i VV Liburn Aliu shihet duke takuar djalin e tij në Aeroport.

    Reagimi i plotë i Betim Gjoshit:

    PO TË ISHTE AGONI DJALI I LIBURNIT AI SOT DO TË ISHTE GJALLË

    >> Koha e fjalëve dhe premtimeve të bukura të Albin K. dhe Vetëvendosjes për barazi në trajtimin e qytetarëve nuk erdhi kurrë. Ajo çka erdhi pas këtyre premtimeve ishte një tragjedi, të cilën këta njerëz po e lën qëllimisht në harresë.

    Miq të mi!

    Kjo foto që po shihni është foto e turpit për Albin K. Liburin Aliun, Arben Vitinë, Xhelal Sveçlën dhe të gjithë Vetëvendosjen.

    Kur e pashë këtë foto mu kujtua babai i të riut Agon Musliu, i cili humbi jetën në mënyrë tragjike në karantinën e Qeverisë vetëm pak kohë pasi u kthye nga Gjermania.

    Mu rrënqeth trupi kur po kujtoj rrëfimin e Naimit, babait të Agonit, se si nuk e kishin lënë për asnjë moment të vetëm ta takonte të birin e vet.

    Kjo foto e Liburn Aliut na dëshmon shumçka. Kjo foto e plotëson pjesën e munguar për heshtjen e vazhdueshme të Albin K. për përfundimin tragjik të jetës së një të riu.

    Kjo foto dëshmon se po të ishte Naimi në vendin e Liburnit, ai sigurisht se do të mund ta takonte djalin e tij.

    Kjo foto dëshmon se po të ishte në vendin e Liburnit djali i tij nuk do të shkonte në karantinën e Qeverisë.

    Kjo foto dëshmon se po të ishte Agoni djali i Librunit ai sot do të ishte gjallë.

    Kjo foto dëshmon se këtyre njerëzve u ka vdekur njerëzillëku. Nuk e kanë as ndjeshmërinë më të vogël përballë tragjedive të të tjerëve.

    “Të gjitha kafshët janë të barabarta, por disa kafshë janë më të barabarta se të tjerat”, shkruante George Orwell. E sot, Albin K. dhe Vetëvendosje po e zbatojnë me saktësi. Koha e fjalëve dhe premtimeve të bukura për barazi në trajtimin e qytetarëve, nuk erdhi kurrë. Ajo çka erdhi pas këtyre premtimeve ishte tragjedia, të cilën këta njerëz po e lën qëllimisht në harresë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!