×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjoshi i PDK-së tregon sa mund të dënohen qeveritarët për rastin e vetëvrasjes së Agon Musliut

    Reporteri
    04 Maj 2020 | 21:45

    Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, ka treguar se qeveritarët përgjegjës i pret burgi sepse sipas tij “Ligjet ndëshkojnë ata që me veprimet apo mos-veprimet e tyre shtytin, nxisin apo krijojnë kushtet, që një person të vrasë veten”.


    Ai shpjegon se dokumentet e nxjerra nga mediat vërtetojnë se institucionet përkatëse ishin në dijeni për problemet shëndetësore të Agon Musliu e duke mos i marrë parasysh ato kanë bërë një neglizhencë të rëndë që ka qënë shkaktare e vetëvrasjes, shkruan Reporteri.net.

    Gjoshi thotë se sipas Kodit Penal të Kosovës, Neni 177, penalizonthuhet se kushdo që shtytë ose ndihmon personin tjetër për të bërë vetëvrasje dhe vetëvrasje kryhet, dënohet e burgim prej një deri në pesë vjet.

    Postimi i tij:

    JA SA MUND TË DËNOHEN QEVERITARËT PËR RASTIN E VETËVRASJES SË AGON MUSLIUT

    Sot dolën dokumente zyrtare që tregojnë qartësisht se Ambasada e Kosovës në Gjermani kishte njoftuar se i riu Agon Musliu e kishte gjendjen jo të mirë shëndetësore dhe për këtë posedonte vërtetim.

    Pra, bëhet fjalë për një vetëvrasje që mund të ishte parandaluar nëse do të ishin ndërmarrë masat me kohë. Për këtë ka përgjegjëse penale.

    Shkresat e Ambasadës së Gjermanisë nuk janë dokumentet e vetme që dolën në publik.

    Edhe Qendra e Shtabit Emergjent në Gjilan kishte vënë në alarm institucionet në Prishtinë që merren me karantinën për rrezikun e shëndetit mendor.

    Këto dokumente dëshmojnë se institucionet përgjegjëse ishin të paralajmëruara për çdo detaj rreth Agon Musliut dhe kishin rekomandim që ai mos të mbahej në karantinë.

    Ligjet ndëshkojnë ata që me veprimet apo mos-veprimet e tyre shtytin, nxisin apo krijojnë kushtet, që një person të vrasë veten.

    Sipas Kodit Penal të Kosovës, Neni 177, penalizon . Aty thuhet shprehimisht se (1) Kushdo që shtytë ose ndihmon personin tjetër për të bërë vetëvrasje dhe vetëvrasje kryhet, dënohet e burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet.

    Po ashtu, duhet theksuar se z. Vitia dhe zyrtarët tjerë që kanë deklaruar se nuk kanë pasur informacion për problemet shëndetësorë të të riut Agon Musliut – dokumentet e dala nga korrespodenca mes institucineve shtetërore dëshmojnë se institucionet kanë qenë në dijeni se ai ka pasur probleme shëndetësore.

    Kodi Penal i Kosovës, Neni 323, penalizon . Sipas këtij neni mashtrimi përkufizohet dhe penalizohet kështu: Mashtrimi 1. Përveç siç parashihet në nenin 324 të këtij Kodi, kushdo që me anë të paraqitjes së rreme të fakteve apo duke fshehur faktet ose në çfarëdo mënyre tjetër mashtruese dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për veten apo personin tjetër, ose për t’i shkaktuar dëm material personit tjetër, e mashtron apo vazhdon lajthimin e personit tjetër dhe me këtë e nxit një person që të kryej apo të mos kryej një veprim, i cili rezulton në dëm material të pasurisë së tij/saj apo të pasurisë së personit tjetër ose rezulton në dobi pasurore të kundërligjshme, për veten apo personin tjetër, dënohet me gjobë dhe me burgim prej tre (3) muaj deri në pesë (5) vjet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!