Policia e Kosovës ka arrestuar një 28-vjeçar me inicialet R.R, pasi i njëjti kishte shtënë me pistoletë në një fushë në rajonin e Shtimes, shkruan Reporteri.net.
Pas kontrollit në shtëpinë e tij, Policia ka gjetur një pushkë automatike dhe një pistoletë. Ai dyshohet për përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm dhe mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armëve në Shtime
“I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Shtime dhe pas intervistimit nga hetuesit policorë, me vendim të prokurorit të shtetit është ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura tjera hetimore, ndërsa si provë materiale janë sekuestruar dy armët e zjarrit. Rasti është cilësuar “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe ” Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armëve në Shtime”, thuhet në njoftim.