×
  • Lajme
  • Lajme / LAJMI I FUNDIT

    Gjuajtja me armë në Prishtinë, Policia jep detajet

    Reporteri
    09 Maj 2025 | 19:57

    Gazeta Online Reporteri.net ka raportuar sot se një gjuajtje me armë ka ndodhur  në afërsi të shkollës “Pavarësia” në rrugën “Astrit Rushi” në Prishtinë.

    Nga të shtënat nuk ka pasur viktima në njerëz.  Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur tri gëzhoja plumbash.

    Ky lajm u konfirmua edhe nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

    “Rreth orës 15:00 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, më rrugë “Astrit Rrushi” në Prishtinë.Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti dhe po punojnë për arrestimin e personit të dyshuar i cili tashmë është identifikuar.”, ka thënë Ahmeti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!