×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjukanoviç: BE na vlerësoi si “shtete të kapura” sepse s’donte të anëtarësonte Ballkanin Perëndimor

    Reporteri
    15 Shtator 2022 | 10:34
    Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç

    Presidenti malazez, Millo Gjukanoviç, tha se “absolutisht nuk pajtohet” me vlerësimet e Komisionit Evropian (2018) se “shtetet e Ballkanit Perëndimor tregojnë elemente të qarta të shteteteve të kapura, përfshirë lidhjeve me krimin e organizuar dhe korrupsionin në të gjitha nivelet e qeverisë dhe administratës, si dhe interferim të fuqishëm në sektorin publik dhe privat”.

    Në një intervistë dhënë për Radio Free Europe në gjuhën serbe, Gjukanoviç nuk e pranoi atë vlerësim derisa dha edhe një shpjegim për arsyet e një formulimi të till nga ana e KE-së asokohe.

    “Besoj se një narrativë e tillë për Ballkanin Perëndimor u frymëzua në masë të madhe nga mosgatishmëria e Bashkimit Evropian për të pranuar si anëtarë shtetet e Ballkanit Perëndimor”, u shpreh presidenti malazez, raporton gazeta online Reporteri.net.

    “Siç edhe e dini, alternativa të ndryshme për anëtarësim u krijuan, edhe pse ne nga rajoni me këmbëngulje kemi thënë se secila alternativë ka qenë e keqe, dhe se për hir të stabilitetit të Ballkanit Perëndimir, anëtarësimi [në BE] ishte e vetmja gjë e përshtatshme për shtetet tona”, tha presidenti.

    Pyetur për rastin e Malit të Zi dhe cilësimit si “shtet i kapur”, Gjukanoviç tha se kjo kishte të bënte me faktin se për 30 vite nuk kishte ndryshim qeveria.

    “A po sugjeroni se ka pasur dashakeqësi kundrejt qeverisë suaj në atë raport”, u pyet Gjukanoviç nga RFE.

    “Sigurisht, sigurisht se ka pasur vlerësimi të njëanshme dhe sipërfaqësore. Nëse rrjedhimisht definohet si strategji nga vlerësime të njëanshme dhe sipërfaqësore – atëherë e vetmja gjë e rëndësishme është të ndërrohet qeveria, dhe gjithçka tjetër do të bëhet mirë”, u shpreh Millo Gjukanoviç.

    Për këtë “dashakeqësi”, Gjukanoviç pati edhe adresa.

    “Shumë, shumë qendra evropiane, dhe jo vetëm evropiane. Kështu, ju do të kujtoni vlerësimet e 2018, 2019, 2020, ku çështja e organizimit të litias së Kishës Ortodokse Serbe ishte se po rrezikojmë të drejtat fetare”, përcjell Reporteri.

    “Sot, ju dëgjoni nga Parlamenti Evropian se Kisha Ortodokse Serbe është instrument i ndikimit rus në Ballkanin Perëndimor. Prandaj, edhe te disa demokraci prestigjioze në Evropë, dukshëm urtia dhe mençuria rreth Ballkanit Perëndimir u erdhi me vonesë”.

    Gjukanoviç u shpreh se është e vërtetë se deficiti në sundimin e ligjit në Ballkanin Perëndimor “është vetë-evident”.

    “Prandaj edhe nuk jemi në nivelin e zhvillimit demokratik dhe ekonomik, siç janë vendet e BE-së. Për këtë po i bëjmë reformat të arrijmë atje”.

    “Por, në mendimin tim, këso vlerësimesh të ashpra, jo mjaftueshëm të bazuara në realitet, dhe jo vetëm rreth Malit të Zi por tërë Ballkanit Perëndimor, në atë periudhë, ishin pasojë e gjeopolitikës së BE-së, dhe as sot nuk jam i sigurtë se kanë vendosur përfundimisht se cila do të jetë e ardhmja e vendeve të Ballkanit Perëndimor, si anëtare të BE-së ose jo”, u shpreh presidenzi malazez./Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!