Drejtori i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se në Berlin nuk do të ketë takim bilateral mes delegacionit të Kosovës dhe Serbisë.
“Ky do të jetë takim i përfaqësuesve shtetëror, ne themi edhe territoreve, kurse në pjesën joformale të takimit, gjatë darkës, do të ketë biseda edhe për temat siç është zgjidhja e çështjes së Kosovës, marrëveshja e Prespës. Mirëpo takim plenar të presidentit Vuçiq me përfaqësuesit e Prishtinës nuk do të ketë, sepse presidenti ynë ka qenë i qartë kur ka thënë se nuk do të ketë vazhdim të bisedimeve përderisa nuk largohet taksa ndaj mallrave serbe”, tha Gjuriq për Radio Televizionin e Vojvodinës, njofton Klan Kosova.
Ai gjithashtu ka thënë se përkrahja e Beogradit zyrtar për Listën Serbe që merr pjesë në zgjedhjet lokale në katër komunat e Veriut nuk nënkupton lëshim pe ndaj Prishtinës dhe fillim të zhbllokimit të marrëdhënieve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.