Drejtori i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjruiq, reagon ndaj çfarëdo deklarate të kreut të VV-së, Albin Kurtit, i cili pritet që të udhëheq edhe qeverinë e re të Kosovës.
Ai ka thënë se me deklaratat e tij Kurti qartazi është pozicionuar në të kaluarën.
“Reciprociteti është një opsion tjetër në rrugën drejt të kaluarës dhe konflikteve, dhe është një vazhdim i taksës dhe politikave bllokuese që mbyllin rrugët e bashkëpunimit të të gjithë nacionaliteteve në Kosovë”, ka thënë Gjuriq, shkruan rts, transmeton Express.
Sipas Gjuriqit, Aleksander Vuçiq, po bënë përpjekje që me iniciativat e tij të ngjallë bashkëpunimin në mes vendeve të rajonit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.