×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjykata e bllokon konkursin për drejtor të ri të Policisë, shkak padia e Rashit Qalajt

    Reporteri
    03 Dhjetor 2020 | 11:16

    Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur ta bllokojë përkohësisht konkursin e shpallur për drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.


    Ky vendim për vendosjen e masës së sigurisë është marrë pas një seance, thuhet në njoftim.

    Si pasojë, konkursi për drejtor të Përgjithshëm të Policisë është mbyllur dje, sipas kërkesës së ish-drejtorit të Policisë, Rashit Qalaj.

    Ky vendim i gjykatës vjen pasi Qalaj kishte ngritur padi ndaj Qeverisë për shkarkimin që i ishte bërë, duke kërkuar pezullimin e konkursit për drejtor të ri.

    Rashit Qalaj ishte shkarkuar nga detyra e shefit të Policisë para disa javësh.

    Shpallet konkursi për drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!