×
  • Lajme
  • Lajme

    Shpallet konkursi për drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës

    Reporteri
    24 Nëntor 2020 | 17:21

    Ministria e Punëve të Brendshme ka hapur konkursin për drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.


    Ky institucion qe një muaj udhëhiqet nga Samdein Dalipi, pas shkarkimit të ish-drejtorit, Rashit Qalaj nga kryeministri Avdullah Hoti, shkruan Reporteri.net.

    Shkarkimi i Qalajt u pa në opinion si hakmarrje pas arrestimit të kryetarit të Istogut, Haki Rugova, i cili vie nga Lidhja Demokratike e Kosovës, partia që momentalisht udhëheq me Qeverinë.

    Drejtori i ri do të zgjidhet për një afat 5-vjeçar me mundësi vazhdimi.

    Pretendentët për të parin e Policisë duhet të kenë gradën policore: kolonel, nënkolonel ose major, së paku 5 vjet.

    Këto janë funksionet dhe përgjegjësitë e drejtorit të Përgjithshëm:

    • Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës është përgjegjës që të udhëheqë, të kontrollojë dhe të mbikëqyrë Policinë e Kosovës, të menaxhojë dhe të shpërndajë buxhetin e policisë në përputhje me objektivat dhe qëllimet strategjike të përcaktuara nga Ministri i MPB-së;
    • Siguron zbatimin e politikave të Ministrisë së Punëve të Brendshme për Policinë e Kosovës;
    • Ofron këshilla të paanshme profesionale për çështjet administrative për Ministrin, si dhe çështjet e tjera që kanë të bëjnë me Policinë e Republikës së Kosovës;
    • Struktura e brendshme organizative e Policisë së Republikës së Kosovës, propozohet nga Drejtori i Përgjithshëm dhe aprovohet nga ministri i MPB-së;
    • Me miratimin e ministrit të MPB-së, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës mund të themelojë njësi policore të përkohshme për të kryer detyra të veçanta;
    • I ofron Ministrit informata dhe raporte për Policinë e Kosovës sipas mënyrës se përcaktuar me ligj;
    • Zbaton politika jo diskriminuese për stafin e Policisë, përfshirë përfaqësimin e barabartë gjinor në të gjitha fushat dhe nivelet dhe siguron përfaqësim shumetnik të personelit;
    • Kryen punë të tjera të parapara me ligj, rregullore, apo udhëzime dhe urdhra të ligjshme. /Repoteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!