×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjykata në Ferizaj merr vendim për personin që është shtirur si pjesëtar i FSK-së

    Reporteri
    29 Prill 2021 | 16:54

     

    Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit A.M. për shkak se dyshohet që është shtirur se është pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.


    Siç njofton kjo Gjykatë, ndaj të dyshuarit është vendosur masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

    “Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Divizionit Penal – Habib Zeqiri, ka vërtetuar faktin se i pandehuri dyshohet se gjatë muajve shkurt dhe mars të vitit 2021, në një fshat të Komunës së Ferizajt, në vazhdimësi me anë të paraqitjes së rreme të fakteve, duke u prezantuar si pjesëtar i FSK, dhe duke u paraqitur në mënyrë mashtruese si person që ka mundësi të ndihmojë në shërimin e B.S. me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për veten dhe për t’i shkaktuar dëm material të dëmtuarave V.S dhe B.S., i mashtron të njëjtat duke e vazhduar lajthimin, në atë mënyrë që të njëjtat i nxit që ti japin para në vlera prej 9.900 euro, për shërimin e dhëmbëve, shërbime noteriale, ilaqe të mushkërive, për shërimin e B.S. në një spital privat në Prishtinë dhe Tiranë”, thuhet në njoftim e Gjykatës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!