×
  • Lajme
  • Lajme / Detajet

    Gjyqtari Florent Zeqiri, i kanosuri nga përmbaruesi në Prishtinë

    Reporteri
    23 Shkurt 2024 | 23:31

    Gjyqtari Florent Zeqiri i Gjykatës Komerciale është kanosur sot në vendin e tij të punës nga një përmbarues (emër i njohur për redaksinë).

    Burime të gazetës online Reporteri.net bëjnë të ditur se gjyqtari e ka paraqitur rastin në Policinë e Kosovës.

    Ai ka deklaruar se derisa ishte duke punuar në zyrën e tij, në atë ambient ka hyrë kërcënuesi I.M.

    “Ai e ka mbyllur derën dhe ma ka kanosur!”, mësohet të ketë deklaruar gjyqtari para hetuesve policorë.

    Pala e dyshuar është intervistuar nga njësia regjionale e hetimeve.

    Ndaj tij prokurori i rastit e ka iniciuar rastin si “Kanosje ndaj personit zyrtar”.

    Ende nuk dihen shkaqet që çuan deri në këtë kanosje. Hetimet po i  vazhdon njësia e hetimeve rajonale.

    Gjyqtari i Komerciales kanoset nga një përmbarues

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!