×
  • Lajme
  • Lajme / Detajet

    Gjyqtari i Komerciales kanoset nga një përmbarues

    Reporteri
    23 Shkurt 2024 | 22:59

    Gjyqtari i Gjykatës Komerciale F.Z, është kërcënuar sot në vendin e tij të punës nga një përmbarues me inicialet I.M.

    Burime të gazetës online Reporteri.net bëjnë të ditur se gjyqtari e ka paraqitur rastin në Policinë e Kosovës.

    Ai ka deklaruar se derisa ishte duke punuar në zyrën e tij, në atë ambient ka hyrë kërcënuesi I.M.

    “ Ai e ka mbyllur derën dhe ma ka kanosur!, mësohet të ketë deklaruar gjyqtari para hetuesve policorë.

    Pala e dyshuar është intervistuar nga njësia regjionale e hetimeve.

    Ndaj tij prokurori i rastit e ka iniciuar rastin si “Kanosje ndaj personit zyrtar”.

    Ende nuk dihen shkaqet që çuan deri në këtë kanosje.

    Hetimet po i  vazhdon njësia e hetimeve rajonale. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!