×
  • Lajme
  • Lajme

    Glauk Konjufca: Unë s’kam qenë në SHIK, Aida Dërguti po

    Reporteri
    15 Prill 2019 | 23:57

    Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, sërish ka mohuar që ka qenë anëtarë i SHIK-ut, ndërsa ka deklaruar se nuk është befasuar nga akuzat që së fundmi ja bëri ish-shoku i idealit Dardan Molliqaj në Kuvend që tha se Konjufca është larguar nga SHIK për shkak të rrogës së vogël prej 150 marka, shkruan Reporteri.net.


    Ai ka akuzuar ish-kolegen e tij partiake, tani deputete e Partisë Socialdemokrate, Aida Dërguti, se dikur ka qenë pjesë e SHIK-ut.

    “Prej të gjithëve në Kryesinë e VV’së, e kemi ditur se vetëm një anëtare ka qenë një kohë të shkurtër në SHIK. Ajo është Aida Dërguti, kolegia e Dardan Molliqajt. Ajo vete e ka pranuar, e më duket se e ka thëne edhe në media. Po të kisha qenë në SHIK, unë do ta pranoja”, ka deklaruar Konjufca, në KTV.

    Ai ka thënë se është pro hapjes së arkivave të SHIK-ut.

    “Ti hapim arkivat, t’i qesim listat e punësuarve në SHIK. Unë kam dhënë nënshkrimin që çdo gjë me SHIK-un të bëhet transparentë. Po të kisha qenë në SHIK do ta kisha pranu, pasi nuk bëjë dallim me AAK-në që kam qenë një kohë”, ka deklaruar Konjufca. /Reporteri.net/.

    Glauk Konjufca: Kam qenë në AAK por jo në SHIK

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!