×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetura godet motorrin në Prizren, lëndohet një femër

    Reporteri
    08 Maj 2019 | 21:11

    Një veturë ka goditur një motor në qytetin e Prizrenit me ç’rast është lënduar një femër. Rastin e ka konfirmuar Shaban Osmanolli, zëdhënës i policisë për rajonin e Prizrenit për Reporteri.net.


    “Në ora 15:40 ka ndodhur një aksident mes një motorri dhe një veture. Me këtë rast është lënduar shoferi i motorrit që ka qenë femër. Policia ka dal në vendin ngjarjes.
    E lënduara është dërguar në emergjencën e spitalit për tretman mjekësorë”, ka deklaruar Osmanolli.

    Ai ka bërë të ditur se e vajza në fjalë është lëshuar në shtëpi pas tretmanit mjekësorë.

    Osmanolli ka treguar për Reporteri.net se kanë ndodhur edhe një aksident trafiku mes dy veturave në Prizren por fatmirësisht pa të lënduar.

    Kujtojmë se një aksident trafiku ndodhi sot edhe në fshatin Bresalc të Gjilanit ku si pasojë mbetën të lënduar dy persona. /Reporteri.net/.

    Aksident në Bresalc të Gjilanit, dy të lënduar

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!