Një përleshje fizike ka ndodhur rreth orës orës 21:00 në lagjen Emshir, ku janë përfshirë disa persona.
Rastin për Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti. Ahmeti ka bërë me dije se tre persona kanë mbetur të lënduar nga kjo përleshje.
Sipas saj, deri tash janë shoqëruar në Polici gjashtë persona.
Tashmë kanë dalë edhe pamjet nga kjo përleshje.
Indeksonline ka publikuar një video.
“Sot rreth orës 21:00, kemi pranuar informatën për një përleshje fizike në lagjen Emshir në Prishtinë, ku kanë qenë të përfshirë disa persona. Bazuar në të dhënat e deritanishme 3 persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtëve u është ofruar trajtim i nevojshëm mjekësor. Nga njësitet policore në stacion janë shoqëruar gjashtë persona që dyshohet se kanë qenë të përfshirë në përleshje. Aktualisht policia ka nisë një hetim për sqarimin e rrethanave që ndërlidhen me këtë rast”, ka deklaruar Ahmeti.