×
  • Lajme
  • Lajme

    Grabitet një institucion mikro-financiar në Prizren, vidhën 10 mijë euro

    Reporteri
    28 Janar 2023 | 9:05

    Menaxherja në filialin e një institucioni mikrofinanciar ka njoftuar policinë se gjatë orarit të punës ka hyrë një person i maskuar, i armatosur dhe nën kërcënimin e një pistoletë ka marrë rreth 10 mijë euro para kesh.

    Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 15:16 në rrugën “Ahmet Prishtina”, në Prizren.

    Po ashtu siç bëhet e ditur nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa rasti është nën hetime.

    “Ankuesja femër kosovare menaxhere në filialin e një institucioni mikrofinanciar ka njoftuar policinë se aty gjatë orarit të punës ka hyrë një person i maskuar, i armatosur dhe nën kërcënimin e një pistoletë ka marrë rreth 10 000 euro para kesh. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti në hetime”, thuhet në raport.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!