×
  • Lajme
  • Lajme

    Grabitet një lokal në Prishtinë, hajnat i ikin policisë

    Reporteri
    21 Shkurt 2021 | 20:21

    Një grabitje ka ndodhur në orët e mbrëmjes në një lokal në fshatin Besi të Prishtinës.


    Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, por dy persona të dyshuar kanë arritur të ikin.

    Këtë e ka konfirmuar për Reporteri.net Policia e Kosovës.

    “Rreth orës 19:00 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një lokal në fshatin Besi. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në të dhënat e para janë ngritur dyshimet se grabitja është kryer nga dy të dyshuar të cilët më pas kanë ikur nga vendi i ngjarjes”, thotë policia, ndërkohë bën të ditur se nuk ka persona të lënduar.

    Policia më tej thotë se ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rastit si dhe identifikimin e të dyshuarve.​ /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!