×
  • Lajme
  • Lajme

    Gratë deputete reagojnë pas lirimit të Naser Pajazitajt për vrasjen e Donjeta Pajazitajt

    Reporteri
    06 Prill 2023 | 17:39

    Grupi i Grave Deputete të Republikës së Kosovës kanë reaguar pas vendimit Gjykatës Supreme për lirimin e Naser Pajazitaj, të akuzuarit për vrasjen e Donjeta Pajaziti.

    Ndër të tjera ato e vlerësuan të papranueshme se si vrasja e një gruaje vlen për gjykatat tona aq pak sa mund të kalojë pa u ndëshkuar askush, ose me një dënim minor.

    “Për ne si Grup i Grave Deputete është e papranueshme që jeta e një gruaje vlen për Gjykatat tona aq pak sa mund të kalojë pa u ndëshkuar askush. Ose me një dënim minor.”, kanë shkruar Grupi i Grave Deputete, përcjell Reporteri.net.

    Tutje u shprehën se institucionet e rendit dështuan në ofrimin e sigurisë ndaj grave duke thënë se ky është inkurajim për dhunuesit.

    “Institucionet e sigurisë në shumë raste kanë dështuar t’u ofrojnë siguri grave. Pastaj humbet kohë në kapjen e kryersve të vrasjeve. Dhe pas kapjes është e pakuptueshme të lihen të lirë. Ky është inkurajim për dhunuesit. Duke e respektuar punën e gjyqësorit si pushtet i ndarë dhe i pavarur, duam të sigurohemi që të jetë në anën e drejtë dhe për të drejtën. Për këtë rast dhe të gjitha rastet.”, deklaroi Grupi i Grave Deputete

    Donjeta Pajazitaj ishte vrarë në vitin 2015 ndërsa për vrasjen e saj në vitin 2017 ishte ngritur aktakuzë ndaj Naser Pajazitaj i cili sot u lirua nga akuzat nga Gjykata Supreme./Reporteri.net/

    Postimi i plotë:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!