×
  • Lajme
  • Lajme

    Grenell, Reeker dhe Yuri Kim tregojnë fuqinë amerikane: Do ta shfrytëzojmë për zgjidhjen e çështjes Kosovë-Serbi

    Reporteri
    25 Shkurt 2020 | 18:29

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke kërkuar me ngulm arritjen e një marrëveshje finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pasi një gjë e tillë do të vendoste paqen afatgjate në rajonin e Ballkanit Perëndimor.


    E një mesazh të fuqishëm se po koordinohen për të gjetur zgjidhje në Ballkan e ka dhënë ambasadorja e SHBA’së në Tiranë, Yuri Kim.Ajo ka publikuar një foto ku shihet bashkë me zv.ndihmësin e Sekretarit të Shtetit, Filip Riker, dhe me Përfaqësuesin Special Presidencial të SHBA’së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, duke paralajmëruar se po koordinohen për të shfrytëzuar fuqinë e SHBA’së për të arritur zgjidhje në Ballkan.

    “Në Uashington, duke koordinuar veprimet për forcimin e miqësive dhe aleancave, për të shfrytëzuar fuqinë e SHBA’së për të arritur zgjidhje në Ballkan”, ka shkruar ambasadorja e SHBA’së në Tiranë, Yuri Kim, duke i etiketuar Ambasadën e SHBA’së në Prishtinë dhe atë në Beograd

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!