Ish-i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi Richard Grenell, ka ndarë përjetimet e tij në betejën me kancerin, ku tregoi se ende testohet çdo tre muaj.
“Është shumë sfiduese të kalosh këtë rrugëtim të vështirë. Nuk jam as i pari as i fundit. Ka kaq histori të pathëna të njerëzve që luftojnë vërtetë fort dhe që punojnë vëtetë fort me sëmundjet e tyre, çfarë do lloj sëmundje të jetë, unë kisha një limfomë të veçantë që shfaqej në qafën time”, tha Grenell në Top Channel.
“Në fillim unë po e injoroja dhe më pas kur u shfaq vërtet si kancer ishte jashtë mase agresiv. Ka kaluar 10 vjet, nuk kam më kancer, por ende për shkak të formës agresive, çdo tre muaj bëj një analizë të plotë të gjakut dhe vizitoj doktorin tim. Çdo tre muaj duhet të mbijetosh”, shprehet drejtori i inteligjencës së Donald Trump.
Teksa tregoi një foto me qenin e tij, Grenell tha: “Ky është qeni im, unë i dua shumë qentë. E dinte kur isha sëmurë. Kur e mendon këtë gjë nëse është person apo kafshë kemi një instikt të brendshëm që ti ndihmojnë njerëzit që kanë nevojë. Ka shumë njerëz që kanë nevojë dhe kur unë kisha nevojë, kisha shumë miq, qenin dhe familjarë që më ndihmuan ta kaloja”, tha ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.