Deputeti i zgjedhur i PDK’së, Përparim Gruda nga PDK, ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti dhe ministrat e tij po qëndrojnë në detyrë “në mënyrë jokushtetuese”.
Ai pyeti se si “shkojnë në punë me marrë vendime”?, kur iu ka përfunduar mandati.
Sipas tij, qeveritarët e kanë shkelë Kushtetutën e vendit.
“Ministrat dhe kryeministri po rrinë në detyrë në mënyrë jokushtetuese. Kushtetuta thotë mandati i deputetit nis në momentin e certifikimit dhe thotë mandati i deputetit është i papajtushëm me mandatin e ministrit e kryeministrit. Nuk mundesh në të njëjtën kohë me kanë ministër, kryeministër dhe deputet”, tha Gruda.
“Këta mbajnë pozitat në mënyrë jokushtetuese”, shtoi ai në T7.
Ndryshe, Kurti dhe Ministrat që janë zgjedhur deputetë nuk kanë ofruar dorëheqjen para certfikimit të rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ashtu siç parashihet.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.