×
  • Lajme
  • Lajme

    Hajdari viziton bizneset në Mitrovicë pas vërshimeve: Mekanizmat shtetorë janë të angazhuar për sanimi ne situatës

    Reporteri
    24 Janar 2023 | 20:50

    Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka takuar qytetarë dhe biznese në Mitrovicë, pas vërshimeve më të cilat u përballë kjo komunë.

    Hajdari ka parë nga afër dëmet e shkaktuara si pasojë e reshjeve, ku ka vizituar edhe Qendrën Multifunksionale Omni Sport, për të cilën tha se përveç dëmeve materiale, në rrezik për jetë ishte edhe personeli.

    “Dy pjestarë të personelit, që ishin të rrezikuar nga përmbytjet brenda Qendrës, njëri nga ta duke i dalur në ndihmë kolegut të tij, e tjetri në situatë të vështirë nga përmbytjet, shpëtuan për fat të mirë, dhe pas trajtimit mjeksor janë në gjendje të mirë shëndetësore”.

    “Kryeshefi egzekutiv i Omni Sport, Sami Zeka, na përshkroi situatën e vështirë duke na falënderuar për vizitën dhe mbështetjen”, thuhet në njoftimin e ministrisë, shkruan Reporteri.net.

    Hajdari, tha se të gjithë mekanizmat shtetëror janë të angazhuar në sanimin e situatës si dhe ofrimin e mbështetjes për qytetarët e bizneset.

    Mitrovica ishte njëra nga komunat më të prekura nga vërshimet e javës së kaluar, të cilat shkaktuan dëme të mëdha materiale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!