×
  • Lajme
  • Lajme

    “Hajde ulu kah LDK-ja”, Arben Gashi e ngacmon në Kuvend Faton Pecin

    Reporteri
    22 Mars 2021 | 11:08

    Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi e ka ngacmuar para fillimit të seancës konstituive të Kuvendit ish-bashkëpartiakun e tij, Faton Pecin


    Para nisjes së seancës, Gashi me shaka i ka sugjeruar Pecit që të ulet në anën e ulëse për deputetët e LDK-së, shkruan Express.

    Seanca konstituive e Kuvendit ka nisur. Ajo po udhëhiqet nga deputeti më i vjetër, Avni Dehari dhe deputetja më e re, Adelina Grainca.

    Në këtë seancë pritet që të zgjidhet edhe kryetari i ri i Kuvendit. Këtë post pritet ta marrë Glauk Konjufca.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!