×
  • Lajme
  • Lajme

    Hajnat ia thyejnë veturën mërgimtarit në Lipjan, i vjedhin dokumente, para dhe ari

    Reporteri
    18 Maj 2021 | 10:06

    Një mërgimtar ia ka parë sherrin pushimit në Kosovë.


    Një mërgimtar që jeton në Suedi ka raportuar në Polici se derisa e kishte parkuar veturën e tij me targa suedeze për një shërbim, një person i panjohur ia ka thyer xhamin e veturës dhe ka vjedhur një çantë dore me dokumente personale, një orë dore, një zinxhir ari dhe 113 mijë kruna suedeze.

    Rasti ka ndodhur të hënën, rreth orës 15:50 në fshatin Lugaxhi të Lipjanit.

    Me rastin po merren organet kompetente. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!