Policia e Kosovës ka raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar në dy xhami në Prishtinë, ku edhe janë vjedhur arkat me para.
Sipas Policisë, rasti i parë ka ndodhur rreth orës 10:39, ku persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë e objektit fetar (xhamisë) dhe nga aty kanë vjedhur arkën me para te gatshme. Rasti është duke u hetuar, transmeton Reporteri.net.
Kurse rasti tjetër ka ndodhur në orën 04:30, ku të dyshuar të panjohur kanë depërtuar me forcë brenda objektit fetar (xhamisë) dhe kanë vjedhur nga kasaforta, para të gatshme. Rasti është nën hetime, po ashtu.
Sidoqoftë, këto nuk janë rastet e vetme kur persona të dyshimtë vjedhin xhamitë. Jo më larg se disa muaj ishin publikuar pamjet kur vidheshin paratë në një xhami tjetër në Prishtinë.
Ndryshe, deri tani nuk ka njoftim nëse dikush është arrestuar për ndonjë rast të tillë./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.