×
  • Lajme
  • Lajme

    Halil Matoshi: Porpozimi kryeminsitrit slloven është anti-amerikan, habitem se si Kosova nuk reagon ende

    Reporteri
    15 Prill 2021 | 22:51

    Një dokument jozyrtar slloven që qarkulloi sot, ngriti të gjithë rajonin në këmbë, pasi parashikon rishikimin e kufijve të gjashtë vendeve të Ballkanit përfshirë ndarjen e Bosnjës dhe krijimin e një “Shqipërie të Madhe” dhe po ashtu të një “Serbie të Madhe”.


    Në Bosnjë dyshojnë se Sllovenia qëndron pas kësaj “patateje të nxehtë”, derisa në Lubjanë pretendojnë se ata nuk janë adresa e duhur për këto pretendime, ndërkohë që kroatët spekulojnë se Serbia dhe Hungaria qëndrojnë pas gjithçkaje, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net”.

    Ky dokument ngjalli reagime të shuma edhe në Kosovë.

    “Nuk e di pse Jansha gjendet në këto ujëra të turbullta. Ky është vazhdimësi e projektit të 2018 për ndarje të Kosovës me një plotësim që hyn në lojë edhe Kroacia. Neve na pëlqen në tokë, kur ta shohim që Kosova e jep Veriun dhe e merr Luginën e Preshevës. Ky dokument jo zyrtar është i parelizueshëm dhe është document anti-amerikan. Kush e merrpërgjegjësinë në këtë rend botëror ta zhduk etnitetin boshnjak.”, tha Matoshi, shkruan Reporteri.net.

    Tutje Matoshi tha se çuditet me mos reagimin e Kosovës.

    “Habitem se si ende nuk ka reagim zyrtar. Nonpeper nënkupton se dicka po zihet”, tha Matoshi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!