Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi, ka thënë se, në Ditën Ndërkombëtare të Përdoruesve të Karrocës, kryeministri Kurti do të duhej të shpërfaqte ndonjë rezultat të qeverisjes së tij.
Halimi e pyeti Kurtin nëse është bërë ndonjë përmirësim për t’ua lehtësuar jetën dhe mbrojtur të drejtat e kësaj kategorie të shoqërisë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
I ulur në karrocë, Kurti takohet me përfaqësuesit e Handikosit
Sipas saj, veprimi i Kurtit që sot në takim u ul në karrocë, si mënyrë për t’u solidarizuar me ata persona që përdorin karroca, është fushatë tallëse.
“Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Përdoruesve të Karrocës, kryeministri i vendit do të duhej të postonte ndonjë rezultat të qeverisjes së tij. Diçka që e dallon nga të tjerët. A është bërë ndonjë hap në përmirësimin e të drejtave të kësaj kategorie të shoqërisë? A është eliminuar ndonjë pengesë? Fushata duke u ulur në karrocë është tallëse, kryeministër?!”, shkroi Halimi në Facebook. /Reporteri.net/.
Postimi i plotë:
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.