×
  • Lajme
  • Lajme

    Halimi: Qytetarëve u rëndohet jeta nga rritja e çmimeve, kryeministri ekzaltohet me vizita ‘studimore’

    Reporteri
    11 Maj 2022 | 22:15
    Sibel Halimi, zëdhënëse e LDK-së

    Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi, ka akuzuar kryeminstrin Albin Kurti për lënie pas dore të çështjes së rritjes së çmimeve, një problem ky që Halimi konsideron se po ua rëndon jetën qytetarëve të vendit.

    Halimi, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se derisa qytetarët po ballafaqohen me rritje të çmimeve, kryeministri Kurti po ekzaltohet me vizita ‘studimore’, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.

    “Qytetarët po ballafaqohen me rritjen e çmimeve për produktet esenciale. E fatkeqësisht një trend i tillë po vazhdon. Në vend se të merren masa konkrete për lehtësimin e kësaj barre që po i rëndohet qytetarëve, ne i shohim paraqitjet ekzaltuese të kryeministrit në vizitat e tij ‘studimore’”, ka shkruar Halimi.

    Postimi i plotë i Halimit:

    Sot (e mërkurë) gjatë ditës, LDK ka dalë me një tjetër reagim pikërisht ndaj rritjes enorme të çmimeve në Kosovë.

    Përmes një postimi në Facebook, nga LDK thanë se me shqetësim të thellë po e përcjellin rritjen rekorde të çmimeve, që po bëhet çdo ditë e më e papërballueshme për qytetarin.

    Tutje, LDK-ja shtoi se qeveria ka zgjedhur t’i injorojë propozimet e tyre për të tejkaluar krizën, duke e bërë kështu Kosovën vendin e vetëm pa masë konkrete në zbutjen e papërballueshmërisë së qytetarëve tanë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!