×
  • Lajme
  • Lajme

    Hamza – Bogujevcit: Ministrave po ua jep fjalën të flasin sa të duan, të tjerëve jo

    Reporteri
    21 Korrik 2021 | 14:16

    Deputeti i PDK-së, Bedri Hamza, i tha kryesueses së seancës, Saranda Bogujevcit, që sipas tij e ka vendosur një praktikë,  që “ministrave t’ua japë fjalën të flasin sa të duan, dhe të tjerëve jo”.


    “Replikë ka dy minuta, kur ka kundër replikë është 1 minutë”, tha Hamza në seancën e sotme që po vazhdon me pikat e papërfunduara gjatë së hënës.

    Bogujevci ia ktheu duke i thënë ‘jam e vetëdijshme për pjesën e rregullores në çështjen e replikave’.

    “Nuk e di ku kam gabuar por ashtu ka qenë. Në respektim të fjalës së secilit, në shumicën e rasteve ua kam mundësuar ta përfundojnë fjalën. Më vjen keq por nuk e di ku bëra shkelja në këtë rast, në dy kundër replika, nga 1 minutë për secilën”, tha ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!