×
  • Lajme
  • Lajme

    Hamza përgëzon vajzat dhe djemtë për zhvillimin e Policisë

    Reporteri
    06 Shtator 2024 | 10:47

    Në 25 vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës, kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza, ka shkruar se kjo ditë ka vendosur themelet e një prej institucioneve më të mira e profesionale të zbatimit të ligjit në rajon.

    Po ashtu, Hamza ka përgëzuar të gjithë pjesëtarët e Policisë, teksa ka vënë theks të veçantë për familjet e të rënëve në krye të detyrës, raporton gazeta online Reporteri.net.

    “Më 6 shtator 1999, 25 vjet më parë, 176 kadetë e filluan trajnimin në kushtet e një shoqërie të lirë e demokratike si gjenerata e parë e Policisë së Kosovës. Kjo ditë vendosi themelet e një prej institucioneve më të mira dhe profesionale të zbatimit të ligjit në rajon. Gjeneratë pas gjenerate, Policia e Kosovës u rrit dhe u zhvillua nga vajzat dhe djemtë më të mirë të vendit, të cilët nuk hezituan në asnjë moment që ta rrezikojnë edhe jetën e tyre për rend, ligj e mbrojtje të pronës dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës, pa dallime. Me respekt të thellë, i përgëzoj të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe familjet e tyre, veçanërisht familjet e të rënëve në krye të detyrës që shërbejnë si model i përkushtimit për atdheun. Kosova është krenare me ju”, ka shkruar Hamza në Facebook

    Sot janë bërë 25 vjet që nga themelimi i Policisë së Kosovës.

    Për nder të 25 vjetorit të Policisë së Kosovës sot do mbahen disa aktivitete.

    Policia e Kosovës sot organizon ceremoninë qendrore, e cila do të mbahet duke filluar nga ora 11:00.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!