Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, i ka uruar fëmijët dhe mësimdhënësit për fillimin e vitit të ri shkollor, njofton Reporteri.net.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se pos fillimit të vitit të ri, sot është ditë e rëndësishme edhe për të reflektuar mbi mungesën e përkrahjes për mësimdhënësit.
Për këtë, ai premton ndryshime në vitin e ardhshëm, në rast se bëhet kryeministër.
“Sot është ditë gëzimi për të gjithë fëmijët që u hapen dyert e shkollave dhe u kthehen bankave, shoqërisë, mësimeve e lojërave të tyre. Një fillim i ri në rrugën e dijes. Një rritje e ngritje më shumë. Emocione të veçanta edhe për prindërit dhe mësimdhënësit, të cilët me përkushtim e bashkëpunim i edukojnë brezat dhe i përgatisin me njohuri të reja për një të ardhme më të ndritur. Por, sot është ditë e rëndësishme edhe për të reflektuar mbi mungesën e përkrahjes për mësimdhënësit. Gjithnjë e më pak nxënës në klasa dhe gjithnjë e më pak përkrahje për mësuesit. Ju premtoj se këtë qasje do ta ndryshojmë në vitin e ardhshëm! Vit të mbarë dhe suksese të reja”, ka shkruar Hamza.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.