Sot është hapur dega e Postës së Kosovës në veri të Mitrovicës, përkatësisht në sheshin sheshin ‘Car Llazar’.
Aty kanë marrë pjesë Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.
Hapjen e filialit të postës në veri e kanë kundërshtuar disa pjesëtarë të komunitetit serbë atje të cilët kanë protestuar, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Aty janë parë edhe forcat policore.
Zëdhënësi i policisë, Petrit Fejza ka thënë për gazetën online Reporteri.net se nuk ka pasur ndonjë incident dhe gjithçka ka shkuar në rregull.
“Kanë qenë 4 persona të cilët kanë protesruar, kanë përdor pipat për thurëm, mirëpo gjithçka tjetër ka shkuar në rregull”, ka thënë ai për Reporteri.net.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.