Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se është hapur kufiri në pikëkalimin kufitar Hani i Elezit, për qarkullim në hyrje-dalje për të gjitha automjetet. Kjo pikë ishte bllokuar shkaku i zjarrit afër tunelit nga ana e Maqedonisë së Veriut, shkruan Reporteri.net
Ndërkohë, në Terminalin Doganor ende është i mbyllur qarkullimi për automjetet për bartjen e mallrave.
“Ju informojmë se është hapur kufiri në PKK Hani i Elezit, për qarkullim në hyrje- dalje për të gjitha automjetet, ndërsa në Terminalin Doganor ende është i mbyllur qarkullimi për automjete për bartjen e mallrave. Për çdo informatë shtesë do t’u njoftojmë me kohë”, thuhet në njoftim./Reporteri.net