×
  • Lajme
  • Lajme

    Hapja e arkivave të UÇK-së, vjen reagimi i Endrit Thaçit

    Reporteri
    10 Shtator 2021 | 11:12

    Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka reaguar me një fotografi ndaj deklaratave të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, i cili tha se është dakorduar me palën serbe që të hapen të gjitha arkivat, duke përfshirë edhe ato të Kosovës që kanë të bëjnë me UÇK’në.


    Ai ka publikuar një fotografi nga koha e luftës, ku shihet Thaçi bashkë me Adem Jasharin dhe Kadri Veselin. Të gjithë në këtë foto janë të armatosur.

    Kësaj fotografie, ai nuk i ka vënë asnjë mbishkrim.

    Ndryshe, zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi, ka thënë se është dakorduar me palën serbe që të hapen të gjitha arkivat, duke përfshirë edhe ato të Kosovës që kanë të bëjnë me UCK’në. Sipas reagimeve, ky dakordim nënkupton bërje të pazarit me UCK’në dhe “arkivat e saj” duke goditur njëkohësisht krerët e UÇK’së.

    “Gjatë takimit trilateral, pala serbe ka deklaruar se janë dakord që të hapen të gjitha arkivat, sipas tyre nënkupton edhe arkivat shtetërore të Kosovës që kanë të bëjnë me UÇK-në”, ka thënë sot Bislimi.

    Lidhur me këtë deklaratë të Bislimit kanë ardhur reagime të shumta, kjo për shkak se sipas këtyre reagimeve, UCK’ja nuk ka arkiva të mbyllura apo të hapura.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!