Kryetari i Odës së Hotelierisë dhe Turizmit (OHT), Hysen Sogojeva, drejtori ekzekutiv Visar Demolli, drejtori i estradës Afrim Muqiqi, drejtori i sallave të dasmave, Driton Hoti dhe anëtari i kryesisë Hamdi Bytyqi kanë mbajtur takim me ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia.
Siç thuhet në një njoftim, në këtë takim u bisedua lidhur me mundësinë e lehtësimit të masave në sektorët që i përfshin OHT-ja përfshirë: sallat e dasmave, pishinat, estradën etj.
Vendimi për lehtësimin e masave në këta sektorë pritet të merret më 26 maj, ditën kur përfaqësuesit e OHT-së dhe sektorëve të tjerë do ta zhvillojnë një takim tjetër me ministrin Vitia.
“Përfaqësuesit tanë dolën nga takimi me shumë besim dhe shumë shpresë që muaji Qershor do të na vijë me të gjitha kërkesat tona të aprovuara, në mënyrë që sa më parë të fillojë sezona edhe për ne!”, thuhet në një njoftim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.