×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj e njofton Veselin për takimin e “fshehtë” në Berlin

    Reporteri
    21 Qershor 2019 | 15:25

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në zyrën e tij, kreun e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin, me të cilin kanë diskutuar rreth takimit të së mërkurës në Berlin, ndërmjet palës kosovare me atë serbe, nën ndërmjetësimin e përfaqësuesve të Macronit e Merkelit.


    “Prita në takim Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli me të cilin biseduam për zhvillimet e fundit politike në vend. E njoftova Veselin për ecurinë e takimit në Berlin në mes përfaqësuesve të Zyres së Kryeministrit, Kancelares Merkel, Presidentit Macron dhe palës serbe”, ka njoftuar Haradinaj.

    Ndër të tjera Haradinaj shton se Kosova ka njoftuar Berlinin se ka përmbushur të gjitha marrëveshjet e Brukselit dhe se është e gatshme të vazhdojë dialogun që dërgon në një marrëveshje finale.

    “Ky takim kishte për qëllim evidentimin e zbatimit të marrëveshjeve nga dialogut teknik dhe çka duhet të bëhet në vazhdim. Në këtë takim Kosova i ka raportuar Berlinit zyrtar që Kosova i ka zbatuar të gjitha marrëveshjet e Brukselit dhe është e gatshme të vazhdojë këtë dialog, tashmë të kornizuar që çon në një marrëveshje finale, ligjërisht të obligueshme dhe që rezulton me njohje reciproke në kufijtë ekzistues”, ka shtuar Haradinaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!