×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Gjaku i martirëve na obligon të kërkojmë drejtësi për gjenocidin serb

    Reporteri
    02 Maj 2020 | 10:01

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar 21 vjetorin e masakrës së Studimes.


    Ai ka thënë se martirët e kësaj masakre ranë duke kërkuar të drejtën për të jetuar të lirë e me dinjitet në tokën e tyre.

    Sipas Haradinajt, gjaku i derdhur i martirëve na obligon të mos ndalemi kurrë gjersa përgjegjësit e këtyre masakrave dhe gjenocidit të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar.

    Postimi i tij i plotë:

    Me pietet kujtojmë sot martirët e masakrës së Studimes, të cilët ranë duke kërkuar të drejten për të jetuar të lirë e me dinjitet në tokën e tyre. Gjaku i derdhur i martirëve na obligon të mos ndalemi kurrë gjersa përgjegjësit e këtyre masakrave dhe gjenocidit të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar. Lavdi e përjetshme të rënëve për lirinë e Kosovës

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!