Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci kanë bërë sot homazhe tek varri i prindërve të këtij të fundit, dhe të heroit Fehmi Lladrovci.
Haradinaj ka bërë të ditur se me këtë rast ka ndarë medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” për kontributin e jashtëzakonshëm për çështjen kombëtare për Ramiz Lladrovcin.
“Dhe ne nuk i kemi marrë armët në dorë për arsye se kem dëshirë apo jem të sëmurë me luftu, po i kemi marrë për arsye se është domosdoshmëri” (Fehmi Lladrovci).
Sot, në vizitë te varret e prindërve të Heroit, bacit Tush e nanës Shefkie.
Me këtë rast kam ndarë medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” për kontributin e jashtëzakonshëm për çështjen kombëtare, vëllait të Heroit, tani kryetar i komunës së Drenasit, z. Ramiz Lladrovci.
Kryetarin, e falënderoj për mikpritjen!”, ka shkruar ai.