Kreu i AAK-së,Ramush Haradinaj ka reaguar pas deklaratave të përfaqësuesit për Politik të Jashtme, Josep Borrel për kufijtë.
Haradinaj thotë se heshtja e kryeqyteteve të BE-së, krijon konfuzion dhe pasiguri.
“heshtja dhe toleranca e kryeqyteteve të BE-së për fleksibilitetin e idesë së ndryshimit të kufijve në Ballkan, nga Josep Borell shton konfuzion dhe pasiguri. Kurrë nuk do të ketë një Marrëveshje përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë pa një kornizë të parimeve të saj”, ka shkruar Haradinaj në Twitter, shkruan Reporteri.net.
Ky reagim i Haradinajt vjen pasi Borrel ditë më parë nuk e përjashtoi mundësinë e shkëmbimit të territoreve në rast të një marrëveshjeje eventuale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Ai në një intervistë tha se u takon dy vendeve, Kosovës dhe Serbisë të vendosin se për çfarë do të merren vesh, duke shtuar se “BE nuk mund të jetë me katolik sesa Papa”. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.